Justin Bieber ka shumë dëshirë të luajë Oliver Twistin. Këngëtari i ri mendon se do të ishte i shkëlqyer në atë rol, pasi edhe vet ka pasur një fëmijëri të vështirë me nënën që ishte narkomane.

Edhe pse tani fiton shumë para dhe pasuria e tij vlerësohet në rreth 60 milionë sterlina, Justin në vegjëli ishte shumë i varfër. Ai u rrit në një banesë në bodrum në Kanada, transmetojnë mediet britanike.

Ai vend ishte vërtetë i pistë. Në gjithë banesën kishim kurthe për minj, ndërsa unë nuk kishte krevat të vërtetë, por një të vjetër.

Në frigorifer kurrë nuk kishte ushqim, përveç ndoshta ndonjë copë djathi. Mendoj se do të isha i shkëlqyer si Oliver Twist”, ka thënë Justin.Veç kësaj, ai do të ishte zgjedhje e shkëlqyer, pasi ka shumë fansa, që filmit do t’i jepte sukses.

Justin ka përvojë me aktrim. Më parë ka luajtur në serinë e krimit “CSI”, por thotë se problemi më i madh për të ishte theksi britanik.

1 Koment

  1. Prandaj duhet te dhurosh lek per te varferit, pasi ata kane nevoje per to, ashtu siq ke pasur nevoje ti kur ke qene femije.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here