Selena Gomez e ka braktisur të dashurin e saj Justin Bieber, pasi ka vendosur që ai është shumë i papjekur për një lidhje- njoftojnë faqet e thashethemeve.

Këngëtarja dhe aktorja duket të mos ketë qenë e kënaqur me lidhjen e saj, ashtu që, sipas Sunday’s Daily Star, ka marrë vendim që t’i japë fund lidhjes mjaft të përfolur.

Një shoqe e 19-vjeçares ka thënë se lidhja ka marrë fund dhe krejt çfarë dëshiron tash Selena është që vetëm të jenë shokë.

Nga ana tjetër, burimi ka shtuar se Selena dëshiron një mashkull më të pjekur, sepse ajo mendon se Justin nuk është aq i pjekur për një lidhje afatgjate.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here