Ylli i muzikës, Justin Bieber ka bërë një postim mjaft prekës në Instagram, teksa ka folur për betejat me të cilat është përballur në jetën e tij.

Ai foli për sfidat që ka kaluar, të cilat i vijnë nga fama që në moshë të vogël, duke u shprehur se ishte vetëm 13 vjeç, kur admirohej nga miliona njerëz në mbarë botën.

‘Është e vështirë  të dalësh nga shtrati në mëngjes me qëndrimin e duhur, teksa ke një jetë të mbingarkuar. Ti duhet të përballesh me të kaluarën, punën, përgjegjësit, emocionet, familjen, financat dhe marrëdhëniet që ke”, shkroi ai.

“Ndonjëherë madje mund të arrish deri në pikën kur as nuk dëshiron të jetosh më.”

Nuk është hera e parë që këngëtari ka folur për betejën e tij me depresionin që iu shkaktua nga fama.

Por në postimin në Instagram të hënën, Bieber shkon në detaje më të mëdha në lidhje me jetën e tij.

“Fillova të merrja drogë kur isha 19 vjeç. Më janë dashur vite për ta kaluar këtë dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura , e për të ndryshuar zakonet e mia”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here