Jaume Marquet Cot, i njohur si Jimmy Jump është paraqitur sonte në Soccer City stadiumin gjatë ceremonisë përmbyllëse të Kampionatit Botëror Afrikë e Jugut 2010.

Ai ka hyrë në fushë dhe është drejtuar drejtë Kupës së Botës, mirëpo nuk ka patur asnjë mundësi as ta prek Kupën, pasi pas tij kanë lëshuar një turmë bodyguardës dhe e kanë kapur.

Jimmy Jump ka bërë shumë herë këto performanca. I fundit ishte gjatë kohës së Eurovisionit në kohën që këngëtarët spanjoll ishin duke reformuar, ai hyri në skenë dhe filloi të luaj bashkë me balerinët e Spanjës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here