Jo vetëm njerëzit e thjeshtë por edhe personazhët VIP, janë ndjerë shumë keq dhe kanë reaguar edhe në rrjetet sociale kur kanë dëgjuar për vrasjen makabër të ndodhur ditë më parë në një fshat të Durrësit.

Ja se cfarë shkruante këngëtarja Julka në rrjetin e saj facebook.“Këtij 82 vjeçarit MONSTËR që prej vitesh ka abuzuar jo me një, por disa vajza të reja, t’a kapin e t’ja presin atë mikun mes këmbëve (meqe nuk i rri rehat) pastaj t’i presin gishtat, një e nga një (ato gishta që mbajtën thikën e i prenë kokën vajzës që kishte një tjetër jetë brenda vehtes)…

Pastaj t’a hedhin në një qosh të errët (sikur t’a hidhnin në greminë akoma më mirë) e t’a linin në një dhimbje të paktën fizike (se shpirt ai s’ka) deri sa të ndërronte jetë”. Julka thote se ky ndëshkim duhet për këdo që kryen vepra të tilla të rënda.

“…. Kështu të bëhet shembull për të gjithë ata 40-50-60-70 apo 80 vjeçarë që nuk u rrinë “miqtë mes këmbëve” rehat…”.

Julka u bën thirrje adoleshentëve që hasin në ngacmime të tilla, të mos heshtin, ndërsa prindërve të jenë më të kujdesshëm dhe më të pranishëm në jetën e fëmijëve.

“Të gjithë ju adoleshentë që hasni në ngacmime nga kushdo qoftë, flisni, tregoni dhe mos kini frikë… njerëzit monstra duhen ndëshkuar!!! Kurse ju familjare kini kujdes për fëmijët tuaj… duhet patjetër të ketë diku një shenjë që diçka e tmerrshme po ndodh me fëmijen tuaj!!!”. /Albavipnews/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here