Këngëtarja simpatike Julka i është rikthyer skenës së festivaleve. Ajo ka marrë pjesë në “Top-Fest 9” me një këngë kushtuar bashkëshortit të saj, Andit.

“Për mua je dashuri” titullohet kënga e punuar nga Flori Mumajesi, ndërkohë që Julka ka shtuar se këtë gjë e ka thënë me kohë për bashkëshortin e saj Andi Gramo, i cili njëkohësisht merret me muzikë.

Kjo këngë do të realizohet dhe në videoklip nga ProVideo nën përkujdesjen e “Three Dots Productions”. Ky rikthim i Julkës vjen pas një kohe mungese të saj në skenë, e se ky është momenti i duhur për të pas ardhjes në jetë të djalit të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here