Julka Gramo: Ky ‘burri i vogël’ ma ka mbledhur ‘rrup sup’E ku ka lumturi më të madhe për një nënë dhe grua që të ketë një familje të lumtur dhe të shëndoshë.Këngëtarja shqiptare, Julka Gramo është e bekuar me dy djem, Ian dhe Greg.

Djali i vogël i Dj. Andit dhe Julkës feston 1 vjetorin e lindjes. Urimi i mami Julkës në Facebook është sa me humor aq edhe plot me dashuri. ‘Burri i vogël’, Greg ka një vit që ja ka mbledhur ‘rrup sup’ këngëtares.

Urimi i plotë:

U be nje vit qe ky burri i vogel (termet) ma ka mbledh rrup sup. U be nje vit qe perjetoj lumturi ne permasa gjigande (lodhje e lufte ne po te njejtat permasa )… Greg, aspak si vellai i tij me ka mbajtur te mberthyer pas vetes gjate gjithe kohes, nuk me linte te ikja, me donte te gjithen per vete dhe ne fakt mire ka bere!!! Kam shijuar cdo sekonde me te dhe jam kaq e lumtur. Greg (apo Gego sic e therrasim ne ne zhargonin e perditshem) nuk ka FB apo Insta qe te lexoje urimet dhe ndjenjat e mamit ne nje dite specifike, por fundja nuk ka nevoje se ja shpreh mami cdo dite e cdo moment… Uroj qe ai dhe te gjithe femijet e tjere te rriten ne nje bote ku paqja te mbizoteroje, ne nje bote qe u jeo mundesine te jetojne sa me shume femijerine e tyre, ne nje bote te denje per ta… Dhe meqe sot u be 1 vjec babi Andy Gramm te lutem lexoja pak kete pjesen: ka ardhur koha qe te behesh pak me i pavarur dhe t’a lesh mamin te largohet pak me teper. U rrite tani! P.s. S’e kisha menduar kurre qe do te isha kaq e lumtur si mam i dy çunave.

Julka Gramo: Ky ‘burri i vogël’ ma ka mbledhur ‘rrup sup’

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here