Juliana talent i muzikes bluesE suksesshme per me shume se nje dekade ne skenat shqiptare, publiku e njeh si nje nder te paktat kengetare te muzikes blues, soul dhe pop. Ajo per te cilen po flasim eshte Juliana Pasha.

Por  aktiviteti  i perditshem i kengetares me ze te rralle nuk eshte i fokusuar vetem tek festivalet. Per ata qe jane adhurues te muzikes se Julianes, ajo eshte gjithnje e pranishme ne ambiente te muzikes live ne kryeqytet.

Teksa ndajme me te pak nga koha e saj e lire, zbulojme se, ne shpirtin e vajzes bukuroshe ruhet nje ciltersi e paster.

Madje jane keto veti te cilat e bejne Julianen aq shume te vleresuar ne shoqerine e saj. Nekti Duri, basisti i bandes ku ajo kendon dhe njekohesisht miku i saj na tregon per to.

“Eshte nje person shume pozitiv qe ben shume me karrieren e saj”, eshte shprehur Duri.

Miqte e saj na rrefejne se Juliana eshte pika kyce e shoqerise se tyre dhe gjithashtu e bandes muzikore. Ja se cfare thote Brikel Guga, nje nga miqte e saj.

“Qe ne momentin qe ti e shesh se ajo transmeton energji pozitive nuk gjen fjale qe e kundershton kete lloj argumenti”, thote Brikeli.

Pervec gjithe karakteristikave qe miqte kane rezervuar per te thene per Julianen ka nje veti te cilen miqte e vleresojne te tepruar, por qe ne fakt mban peshe gjithe grupin.

“Eshte njeriu qe me talentin qe ka eshte modeste. Nuk njoh njeri me kaq talent qe eshte kaq modeste”, shprehet mikesha e saj Erisa.

E megjithese endrren e hershme te femijerise e ka bere realitet, per t’u integruar në tregun e muzikes, Juliana nuk është mjaftuar me kaq. Edhe jeta e saj familjare është e lidhur fort me muzikën. Sic thotë Gent Salillari, “prania e Julianes pa bashkeshortin e saj, Altinin, do të ishte e pakuptueshme”.

“Eshte nje kengetare me nje vokal te mrekullueshem qe ka arritur te interpretoj cdo zhaner muzikor”, shton ai.

Duke u shoqeruar nga tingujt e muzikes se saj, ne largohemi duke e lene Julianen, te rrethuar nga miqte dhe puna e saj e perditshme. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here