Juliana Pasha, për takimin e pamundur: Më ka mbetur peng gjithë jetën…Një takim i parealizuar që e kujton gjithmonë me shumë nostalgji dhe një sinjal (i parë) për suksesin e garantuar në të ardhmen.

Kështu i mban mend Juliana Pasha vitet e para dhe pjesëmarrjen në festivalet e fundvitit. Por në kujtesë do t’i mbetet përherë një kujtim sa i bukur, aq edhe i trishtë nga Festivali i vitit 1999, në të cilin ajo vlerësohet me ҫmimin “Zëri më i mirë” – një ҫmim që nuk ekzistonte në listën e ҫmimeve të festivalit, por u krijua enkas për Julin nga Artistja e Popullit, Vaҫe Zela.

ADS 728 HTML

Këtë moment të festivalit, Juliana e ka kujtuar edhe pasditen e sotme, ndërsa ka qenë e ftuar në “E diell” përballë Adi Krastës.

Juli kishte kënduar natën e parë përballë Artistes së Popullit, Vaҫe Zela, me shumë emocion. Ashtu si për shumë të rinj, edhe për të ishte ëndërr ta kishte Vaҫen aq afër. Dhe nuk nuk mund t’ia merrte mendja kurrë se pikërisht atë, Vaҫja e kishte kërkuar nëpër korridoret e TVSH-së.

Adi Krasta e mban mend shumë mirë atë vit, kur Vaҫja kërkonte Julin nëpër korridore: “Adi, atë vajzën, Pasha, ku mund ta gjej?” – e kishte pyetur ajo në atë kohë, kur të gjithë e dinin se sa hije artistike kishte Vaҫja e madhe dhe sa gjë e rrallë duhet të ishte që ajo të kërkonte pikërisht një këngëtare të re, aq më tepër t’i dedikonte asaj edhe një ҫmim: “Do ta gjejmë menjëherë”, – ia pat kthyer Krasta në atë kohë, ndërsa ajo vijoi: “Do bëhet e madhe ajo…. ka zë shumë të mirë.”

Adi e kishte kuptuar që artistja e madhe e skenës, rrallë jepte opinione e konsiderata, por kur kjo ndodhte, me siguri, emri i të përmendurit kishte të ardhme të suksesshme.

Dhe kujton që në dhomën e grimit kishte gjetur Julianën, që as ai në atë kohë nuk e njihte: “Ti je Juliana Pasha?” – e pyeti Julin: “Po..” – ia kthen këngëtarja e re me drojë: “Po të kërkon Vaҫe Zela…”. Me gjithë nxitimin, Juli mësoi se vetëm disa minuta më vonë Vaҫja kishte zbritur në sallë, pak para se ajo të dilte në skenë. Në fund, ҫmimi “Zëri më i mirë”, krijuar enkas nga Vaҫe Zela, kishte vetëm një emër: Juliana Pasha. Por, me gjithë vlerësimin, Juli tregon se diҫka i ka mbetur peng: “Unë nuk arrita dot ta takoja. Kur unë isha në dhomën e grimit, ajo kishte zbritur në sallë. Më ka mbetur peng gjithë jetën, megjithatë mjaftohem shumë me faktin që jam vlerësuar nga një artiste e madhe e skenës…”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here