Juliana Pasha është larguar nga rubrika “Dyshja fantastike” e programit “E diell” në Top Channel.

Vetëm tri javë pasi ka nisur ky sezon i ri i programit maratonë, këngëtarja Pasha e ka lënë garën e saj në mes, ndërsa nuk dihen arsyet e vërteta të largimit të saj.

Mjaft zëra thonë se ajo nuk ndihej mirë mes konkurrentëve, por siç duket batuta e dy humoristëve të këtij programi për interpretimin e saj të fundit krah këngëtares Yllka Kuqi “Na vutë në gjumë me këtë këngë” e ka rënduar edhe më shumë atmosferën.

Në vend të Julianës për momentin do të jetë këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila javës që shkoi zëvendësoi Çiljetën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here