Është momenti më i bukur i jetës time. Ndjej se Europa u bë një familje sot në skenë.”- ky është komenti që këngëtarja shqiptare Juliana Pasha ka bërë për gazetarët në konferencën për shtyp të organizuar menjëherë pas përfundimit të natës së parë gjysmë finale të festivalit Europian.

Nuk mundem pa ty”, në anglisht “It’ s all about you”, u përzgjodh nga televotimi i hapur në të gjithë Europën ndër 10 këngët të cilët do të marrin pjesë në natën finale të shtunën më 29 maj. G

jatë konferencës këngëtarët kanë tërhequr shortin se kur do të këndojnë këngën në natën finale.

Kështu Shqipëria do të këndojë e 15-ta dhe për të gjithë televotuesit do të jetë me kodin 15. Nëntë këngët e tjera që hynë nga konkurimi i mbrëmshëm në finale janë Moldavia, Bosnja Hercegovina, Belgjika, Serbia, Bjellorusia, Greqia, Islada, Rusia dhe Portugalia

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here