Ka qenë një prej koncerteve të saj më të bukur dhe më mbreslënës, kjo për arsyen e veçantë sepse rikthehej në qytetin e saj të lindjes, në Burrel.

Këto ditë të fundit të Tetorit i kanë falur qytetit të Burrelit tinguj dhe atmosferë të bukur, nën siglën e këngëtares së mirënjohur Juliana Pasha e cila ka ngritur qytetin peshë.

Ndërkohë që pas koncertit në Burrel, Juli Pasha është kthyer në kryeqytet duke kënduar në një prej restoranteve më në zë të birrës në Tiranë e shoqëruar edhe nga këngëtarja Teuta Kurti.

Pjesa e këngëve me ritëm dhe energji i ishte lënë Julianës, ndërsa ritmet më të qeta u kënduan nga Teuta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here