Juliana Pasha, ka lansuar videoklipin e këngës përfaqësues, e cila do të dëgjohet në skenën e Eurovisonit në versionin anglisht, me titull “It’s all about you”.

Dy muaj përpara pjesëmarrjes në Eurovision, duket se punët janë vënë në vijë nga konkurrentja e Shqipërisë, Juliana Pasha dhe kompozitori i këngës pjesëmarrëse, Ardit Gjebrea.

Këta janë emrat që do ta përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 55-të të Festivalit Evropian të Këngës, i cili këtë vit mbahet në Oslo të Norvegjisë, më 25, 26 dhe 27 maj.

Regjistrimi i këngës konkurruese është bërë në studion “Cabin Studio”, që ushtron një aktivitet 20-vjeçarë në Londër. Miksimi i është lënë studios italiane “Softworks”, kurse masterizimi është bërë nga “Sterling Sound” në New York.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here