Julian Deda në një intervistë për ‘Bluetooth’ tregon projektet më të fundit për Vitin e Ri, punën intensive me ‘Apartamentin 2XL’ si edhe natën e ndërrimit të viteve.

Si një aktor që ka kontribuar shumë për spektaklin ‘Portokalli’, nuk lamë pa e pyetur Julin edhe për mendimin e tij për largimin e Agron Llakajt ku për këtë të fundit shprehet se ishte zgjedhja e duhur…”Ai ka bërë zgjedhjen e vet, për të cilën dua ta komplimentoj.

Ai si edhe gjithë neve, i ka dhënë shumë atij spektakli dhe sigurisht ka vlerat e veta aty, por vjen një ditë dhe njeriu mendon se duhet të levizë për të thithur një lloj tjetër ajri, dhe për këtë profesionalisht ka bërë shumë mirë.

Sigurisht do t’i ndjehet mungesa e figurave që ai përfaqësonte. E po t’i bëjmë një rezyme, duke filluar që te Ervin Bejleri, pastaj neve ‘THE SHBLSH’, pastaj Agroni e disa të tjerë që publiku i di shumë mirë…po largohen pak nga pak dhe më vjen keq që të gjitha këto ndarje me atë spektakël kanëtë njëjtën arsye. RESPEKT” u shpreh Juli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here