Julia Roberts zemëron vendasit indianëRoberts ka zemëruar banorët vendas të Indisë, ku xhiron filmin e saj të ri, pasi është rrethuar me 350 roja të sigurimit. Aktorja gjendet në këtë vend për të xhiruar “Eat, Pray, Love” në tempullin e besimit Hindu.

Por punëtorët kanë mbetur të zemëruar pasi ekipi i sigurimit të saj ka ndaluar ata të hyjnë në ndërtesë.

“Është koha më e shenjtë e vitit dhe ne nuk duhet të ndalohemi ta vizitojmë tempullin tonë.

Askush nuk guxon të thyejë shiritin mbrojtës. Kemi urdhër të prerë”, ka thënë një punëtor i tempullit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here