Roberts do të ribashkohet me regjisorin Ryan Murphy në filmin e saj të radhës, pasi që ata i kanë lënë përshtypje të madhe kompanisë Sony.

Deadline.com njofton se Roberts dhe Murphy ishin zgjedhja kryesore e Soonyt për realizimin e filmit të ri “Eat, Pray, Love”, ndërsa pas përshtypjeve shumë pozitive, kompania ka vendosur që të dytë të realizojnë edhe një komedi romantike, e cila ende nuk është titulluar.

Në komedinë e re, Julia do ta luajë rolin e një nëne punëtore, burri i të cilës i ruan fëmijët në shtëpi, deri në kohën kur ajo mbetet pa punë, ndërsa çifti i ndërron rolet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here