Julia Roberts i ka braktisur komeditë e saj romantike dhe është rikthyer në ekranin e televizionit me një rol tepër të veçantë në “The Normal Heart”, të Ryan Murphy.

Në këtë film, i cili zhvillohet në Nju Jorkun e viteve 80, gjatë fillimit të shpërndarjes së AIDS, ajo do të jetë në rolin e Emma Brookner, një mjeke e ulur në një karrocë me rrota që flet për sëmundjen me mediat.

Filmi, është i përqendruar shumë mbi fenomenin e shpërthimit të AIDS në New York, ku ndjek ngjarjet e aktivistit homoseksual Ned Weeks, rol që interpretohet nga Mark Ruffalo.

Në kastin e aktrove vlen për tu përmendur prania e Alec Baldwin, në rolin e vëllait të Ned Weeks, dhe ajo e Matt Bomer, në rolin e gazetarit e të dashurit të Ned.

“The Normal Heart” është mbështetur dhe në pjesën gjysmëautobiografike të Larry Kramer, autor dhe i skenografisë së filmit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here