Julia Roberts  papritur është gjendur në ballinën e revistës “People” – është duke planifikuar një fushatë “agresive” në shtyp para premierës filmit të saj “Eat Pray Love”.

Sipas gazetës New York Post, aktorja është duke bërë tri sesione fotografish për tri revista të ndryshme, ndërkaq një intervistë e saj pritet që të botohet në edicionin e shtatorit të revistës Elle.

Julia po ashtu do të del në 20 edicionet ndërkombëtare të këtyre revistave.

“Eat Pray Love – që do të jepet premier në mes të gushtit – është i lejuar të shikohet nga mosha 13 vjeçare e tutje, edhe pse kritikët kanë thënë se filmi ka një gjuhë të ashpër eksplicite, disa skena seksuale dhe zhveshje dhe është dashur të kategorizohet për mosha më të pjekura dhe jo aq të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here