Në një set të mrekullueshëm fotografik, aktorja që u bë e famshme për interpretimin e një prostitute në filmin Pretty Woman (1990), duket se vazhdon të jetë një grua e bukur pavarësisht kohës që kalon.

Roberts është intervistuar nga revista ‘W’ së bashku me aktorin e famshëm Tom Hanks. Ajo thotë që i pëlqen të interpretojë role me të cilat identifikohet dhe ka si synim të vazhdojë të përmirësohet si aktore. 

Të njëjtën gjë deklaroi edhe Tom Hanks: “I kam thënë agjentëve të mi para shumë kohësh se nuk doja më të luaja meshkuj qullacë. Vjen një moment që kërkon të interpretosh burra dhe ky moment vjen kur je rreth 35 vjeç”. /tch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here