Julia Roberts do të luajë në adaptimin e shfaqjes së Broadwayt “Normal Heart”, e cila merret me problemin e SIDA-s dhe të virusit HIV në New York gjatë viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar.

Roberts do të luajë rolin e një doktoreshe të specializuar për këtë sëmundje, e cila është e lidhur për një karrocë invalidësh.

Alec Baldwin do të luajë avokatin, i cili e ka problem të pranojë që vëllai i tij, të cilin do ta luajë Jim Parsons, është homoseksual.

Dramën “Normal Heart” e ka shkruar Larry Kramer, dramaturg i shquar, shkrimtar dhe aktivist për të drejtat e njerëzve “LGBT” (lesbian, gay, bisexual & transgender), ndërsa premiera e shfaqjes duhet të jepet në fillim të muajit shkurt të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here