Julia Roberts dhe Meryl Streep janë duke biseduar për të marrë pjesë bashkë në komedinë e errët që do të xhirohet sipas një vepre të shpërblyer me Çmimin Poulitzer.

Shkrimtari Tracy Lets, i cili më 2008 mori Çmimin Poulitzer në kategorinë e dramës për veprën “August: Osage County”, do të shkruajë skenarin për filmin, njoftoi sot “Holiwood Reporter”.
 
Tregimi i ndjekë konfliktet brenda një familje, pas vdekjes së kreut të saj.

Meriy Streep do të duhej të luajë rolin e vejushës që është e varur nga ilaçet, derisa Julia Roberts do të luajë vajzën e saj më të madhe, e cila tradhtohet nga burri.
 
Xhirimi pritet të fillojë në verë të vitit 2011.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here