Kanë gjetur kohë për të festuar në një nga klubet e natës në Bllok, ditëlindjen e mikut të tyre, njëkohësisht banor i 2XLsë, Julian Deda.

Midis plot miqve të ftuar në 30-vjetor-in e Julit ishin padyshim të pranishëm, Genti me të shoqen, Ermali me Amin, si dhe banorët e tjerë të Apartamentit, Lisa, Erblini e Albano, të cilët këtë sezon do të sjellin një tjetër shoë humori në ekran.

Në këtë festë nuk mund të mungonin gjithashtu Turi me Orindën, gazetarë e bashkëpunëtorë të tjerë, miq të medias e politikës si: Ermira Çausholli me bashkëshortin, Gerti Bogdani me të shoqen, si dhe shumë e shumë personazhe të tjerë. U ndje po kaq edhe prezenca e miqve të vjetër të Portokallisë, që nuk munguan në këtë festë.

Juli në Facebook “Sot u bëra 30 vjeç. Me pak fjalë ndërrova prefiksin. Jam kurioz sa dhe i paditur për ç’ka vjen në vazhdim, por diçka e di me siguri, që do më marrë malli shumë për vitet e kaluara deri tani. Ju falenderoj të gjithëve ju miqtë e mi për urimet!

Faleminderit nga zemra…”, shkruan Juli në profilin e tij personal ku urimet e miqve dhe fansave ishin të panumërta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here