Sezoni i verës është koha kur edhe meshkujt më arrakatë kthehen në familjarë shembullorë.

Kështu, pas një sezoni të gjatë pune, edhe aktori Julian Deda ka nisur pushimet verore.

Plazhi është sigurisht destinacioni i tij në këtë verë të nxehtë.

Por edhe pse ai ndodhet në plazh me bashkëshorten dhe dy fëmijët (një vajzë dhe një djalë), fotot që ai zgjedh për të publikuar dhe ndarë me fansat e tij, janë ato ndër më simpatiket, siç është kjo, ku bashkë me djalin e tij Juli bën poza, në një kontekst shpëtimi e fitoreje, si të kishin pushtuar detin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here