Pas ndarjes në vitin 2005, për shkak të ‘arratisjes’ së tij me dadon e fëmijëve, në dhjetor të vitit të kaluar u duk sikur dashuria mes Jude Law dhe Sienna Miller lulëzoi sërish gjatë një pushimi romantik në Karaibe.

Aktorja 28-vjecare është parë me një unazë diamantesh që Jude ia pati dhuruar kur u lidhën për herë të parë.

“Nuk duan që të flitet për nje fejesë zyrtare, duan që lidhja të mbetet një sekret”, thotë një burim pranë ciftit. Megjithatë Jude ka shkuar të takojë prindërit e Miller dhe motrën e saj Savannah.

Jude Law tani po sillet si një njeri i maturuar. Gjiganti i kinemasë tregon se lindja e fëmijës së katërt me modelen Samantha Burke e ka bërë të kuptojë se kishte ardhur koha të rritej.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here