Këngëtarja Dafina Rexhepi u bë pjesë e tregut muzikor shqiptar shumë shpejt, duke arritur të depërtojë fuqishëm me zërin e talentin që posedonte.

Bashkëpunimet e saj me Kaos, Mc Kreshën e grupin Etnon e çuan atë në nivelet më të larta të muzikës, por befasishëm për një moment gjithçka ndaloi.

Kënga e saj e fundit “Tash” u publikua në vitin 2012 dhe që nga ajo periudhë ajo u shkëput tërësisht nga muzika duke mos sjellë asnjë risi sa i përket muzikës. Por përveç profesionit të cilin e ka lënë prapa, një gjë të tillë nuk mund ta themi me rrjetet sociale pasi që ajo është prezente aty teksa ndonjëherë poston edhe fotografi të reja.

Se a do t’i rikthehet ajo karrierës muzikore apo ka vendosur që një gjë të tillë ta kujtojë vetëm si një të kaluar të bukur mbetet të kuptohet me kohë, por një gjë është e sigurt ajo po i mungon tregut tonë muzikor shumë. /Prive6 7

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here