Jon Bon Jovi ka vazhduar koncertin në vendlindjen e tij, New Jersey i cili është mbajtur të hënën edhe pas një dëmtimi të ligamentit të tij në këmbën e djathtë. Këngëtari kishte vazhduar performimin e tij edhe pse kishte pësuar lëndimin.

Sapo më shpërtheu një ligament. Por mos u shqetësoni e kam tjetrin”, ka thënë Bon Jovi, gjatë performimit në skenë.

Ndërkohë që sipas një videoje të postuar në sajtin e tij, shihet se si këngëtari ndiente dhimbje, por përkundër kësaj ai vazhdonte koncertin. Sipas zyrës së këngëtarit për komunikim me media, Bon Jovi është shumë mirë me shëndet dhe gjithçka është duke shkuar në rregull.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here