Njiheni Jordan Carver-in, modelen 25-vjeçare e cila ka prejardhje nga Italia por është lindur në Gjermani, ndërsa famën e ka arritur falë gjinjve të saj të mëdhenj, me të cilët, bazuar në angazhimet e shumta, po fiton shumë mirë.

Jordan është gjithsesi e vetëdijshme sa shumë i pëlqejnë gjinisë mashkullore gjinjtë e saj të mëdhenj, dhe e pranon se ato i ndihmojnë në situatat e përditshme, si “shpëtimi” nga policët të cilët e ndalin për shkak të ngasjes së shpejtë.

Edhe pse shumë është folur se Jordan jeton me të dashurën e saj, lesbike, kjo 25-vjeçare me vendosmëri i hedh poshtë këto pohime, duke thënë se ka kohë që nuk gjendet në kurrfarë lidhje. “Ma tregoni mashkullin i cili nuk ka ‘sulm të xhelozisë’ kur çdo ditë më duan me mijëra meshkuj tjerë. Puna ime dhe lidhja e lumtur nuk shkojnë së bashku. Një ditë do ta gjejë mashkullin e vërtetë dhe ai do të më jetë prioritet, por për tani kënaqem duke kryer punën time andaj lidhja mund të pres ende”, e pranon Jordan.

Se atributet e saja di t’i shfrytëzojë në mënyrë të përkryer, Jordan e dëshmoi edhe në editorialet e fundit në të cilat e tregoi dekoltenë e saj të majmë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here