Ikona e modës shqiptare nuk ka mundur tu shpëtojë kilogramëve të shtuara gjatë shtatzënisë me gjithë kujdesin e jashtëzakonshëm që këngëtarja tregon ndaj dietës.

Në muajt e fundit të shtatzënisë këngëtarja ka shtuar plot 15 kilogramë. Imazhi më i fryrë i këngëtares u duk qartë edhe gjatë festivalit “Kënga Magjike”. Në natën konkurruese krahas barkut, poshtë fustanit të gjatë viheshin re edhe kilogramët e shtuar.

Këngëtarja nuk mundi dot të fshehë peshën edhe gjatë natës finale, ku pati zgjedhur me merak dhe me një shije të jashtëzakonshme një fustan të zi. Jo më kot këngëtarja zgjodhi një fustan të zi. Ngjyra e zezë hollon siluetën, por përsëri Maliqi nuk mundi dot të mbulojë siç do të dëshironte peshën e saj. Megjithatë, këngëtarja përsëri pati një look mahnitës të denjë për statusin e ikonës së modës që mban. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here