Sigurisht që festat bëjnë gjithmonë përjashtim dhe kushdo mund të kthejë nga një gotë, gjithsesi mjekët këshillojnë që gratë shtatzëna nuk duhet të vënë alkool në buzë. Por Jonida Maliqi duket se e ka shkelur pak këtë rregull.

Ndoshta për shkak të ambjentit. E pranishme në një festë mes mikeshash, artistja në fillim duket se ka refuzuar gotën e shampanjës që i është ofruar nga kamarieri, por më pas ka pranuar të toki gotat me të gjitha, mes tyre edhe mikesha që e kanë uruar për një shtazëninë sa më të lehtë.

Në këtë ftestë Jonida ka qenë e shoqëruar nga një mikeshë e ngushtë, por ajo që binte në sy ishte fakti se këngëtarja dukej plot sharm, edhe pse i kanë mbetur pak kohë derisa të sjellë në jetë bebin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here