Jonida Maliqi tregon të vërtetën e "fotos" së dikurshmeKa disa kohë që në internet qarkullon një foto Jonida Maliqit, e marrë nga Festivali i Radiotelevizionit Shqiptar 15 vite më parë.

Në mediat rozë është komentuar shumë fakti që Jonida në atë foto gati nuk njihet. Por ajo e ftuar në emisionin “Vip Room” ka shpjeguar të gjithë të vërtetën që fshihet pas asaj fotoje, raporton Revista Class.

“Është një foto e imja që ndoshta nuk duket sikur jam unë. Në fakt ky është Festivali i Radiotelevizionit Shqiptar në 2001-in. Me të vërtetë unë jam këtu, jam në adoleshencë, në pubertet. Të gjithë e dinë që unë kam qenë pak mbi peshë, por jo obeze.

Megjithatë tek ajo foto ka një gjë jo të vërtetë. Aty kanë modifikuar dhëmbët që kurrësesi nuk i kam patur në atë gjendje”- ka shpjeguar ajo.

 

Jonida Maliqi sfidon vetën, përpiqet ta lërë duhanin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here