Pas ardhjes në jetë të djalit të saj Dan, në Krishtlindjet e 2011-s Jonida Maliqi mendoi të bënte dhe një pauzë në muzikë, për t’u rikthyer sërish fuqishëm këtë vjeshtë.

Dhe në këtë sezon të ri, këngëtarja po përgatitet për një dalje të re në muzikë, që është bashkëpunim me Dj Blunt & Real 1.

Shumë shpejt do të lançohet bashkëpunimi i Jonidës dhe artistëve kosovarë, i cili pritet të jetë një mega hit.

Klipi do të jetë shumë i veçantë dhe risi për tregun e muzikës, pasi Jonida do të bëjë këtë rikthim në një stil energjik dhe shumë ritmik. Kënga e krijuar nga DJ Blunt do të jetë e destinuar për club-e, ndërsa do të prezantohet nëpërmjet një klipi brenda shtatorit. Kjo do të jetë shfaqja e parë si këngëtare, pasi pas lindjes së djalit u shfaq fillimisht në natën gala në Video Fest në Prishtinë, në qershor.

Ndërkohë që duket një kombinim interesant ai i Jonidës me Dj Blunt, i cili prej shumë vitesh qëndron në krye të industrisë së muzikës hip-hop, që nga promovimet e artistëve të rinj, ashtu dhe ne realizimin e super hiteve, si: “Classy” dhe “A po don kesh”.

Këtë vit ka qenë shumë i pranishëm dhe i preferuar në Shqipëri, së bashku me Real 1, i cili shquhet për atmosferën e veçantë që krijon në skenë, atmosferë që pritet ta shohim edhe në klipin me Jonidën. Ndërkohë Dj Blunt vjen në këtë bashkëpunim pas këngëve me Genta Ismailin, Etnon feat, Stine etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here