Jonida MaliqiKëngëtarja Jonida Maliqi, këtë verë përveç lansimit të kripit “Vlej për ty”, ka qenë shumë e zënë edhe me të tjera aktivitete.

Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama Plus”, ajo ka treguar se preokupimi i saj kryesor për dy muaj rresht ka qenë restaurimi i shtëpisë. Pas një viti martesë me Gentin, çifti ka menduar për një restaurim total të shtëpisë së tyre, gjë që ka zgjatur plot dy muaj.

“Na është dashur që dhjetë ditë unë dhe Genti të largoheshim nga shtëpia jonë dhe të flinim në hotel tek Sheraton, sepse shtëpia ishte një kantier i vërtetë ndërtimi. Kjo ka qenë dhe preokupimi më i madh që kam pasur dhe që më la pa pushuar”.

Këngëtarja ka pohuar se do donte t’i kalonte pushimet në Greqi, por ka hequr dorë pasi është trembur nga epidemia e gripit të derrit atje.
Surpriza e radhës siç tregon ajo do të jetë një bashkëpunim, por që do të realizohet nga dimri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here