Jonida Maliqi flet rreth ndarjes nga bashkëshortiJonida Maliqi është ndër këngëtaret e cila jetën e saj private e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së publikut.Ajo në media ka zënë vend për këngët projektet si dhe stilin e saj të veçantë por asnjëherë nuk është komentuar për marrëdhënien e saj më bashkëshortin dhe me anëtaret e tjerë të familjes.

Megjithatë në këtë hapësire të ngushtë që Jonida i ofron publikut për jetën e saj private, dje u gjet një ‘boshllëk’ në portale për spekulime.

U tha se këngëtarja është ndarë nga bashkëshorti pas disa vitesh martesë.

E kontaktuar nga Prive, Jonida mohoi një trillim të tillë, duke nënvizuar faktin se raportime të tilla e bëjnë për të qeshur në lidhje me nivelin e mediave që raportojnë spekulime kafenesh.

Këngëtarja vazhdon jetën e saj private e bekuar pranë njerëzve të shenjtë të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here