Jonida Maliqi eksperimenton me flokëtAjo është ndër të paktat artiste që ndryshon më së shumti look-un, por nuk pendohet absolutisht për zgjedhjet e saj.

Edhe pse i pëlqen të eksperimentojë, Jonida Maliqi pohon se bën gjithmonë kujdes të madh para se të marrë këto vendime, duke mos shkelur kurrë në dërrasë të kalbur.

“Është e vërtetë që kam ndryshuar shpesh flokët, por ndihem mirë më këto ndryshime dhe të gjithë njerëzit më kanë bërë komplimente.

Njeriu, kohë pas kohe, duhet të bëjë eksperimente të vetja në kuptimin pozitiv, kuptohet, por duke mos e tepruar shumë”,-pohon Jonida e cila duke qenë një imazh perfekt, është duke dhënë shembullin e saj me këshilla të çmuara në faqet e një reviste të njohur shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here