Përveçse një artiste e komple tuar, prej gati dy vitesh është bërë edhe një nënë shembullore ku kohën më të madhe ia kushton rritjes së djalit, Danit. Por, mes gjithë këtyre angazhimeve, ajo gjen kohën për të sjellë surpriza edhe në muzikë për të gjithë fansat e saj, duke u shfaqur gjithmonë me një stil për t’u pasur zili. Në një intervistë për “Koha Tjetër”, këngëtarja ikonë e skenës shqiptare Jonida Maliqi, rrëfen pjesëmarrjen në “100-vjet muzikë”, klipin dhe bashkëpunim e saj më të ri, si dhe projektet më të afërta, që i përkasin biznesit. Jonida Maliqi, është nga të vetmet këngëtare, që di të vishet bukur, plot shije dhe elegancë. Më poshtë ju sjellim edhe disa imazhe mbresëlënëse, të cilat vijnë enkas për suplementin “Koha Tjetër”! Më tej në intervistë do të lexoni, lidhjet dhe përkushtimin ndaj djalit të saj, si dhe pjesëmarrjen në një nga mediat.

Së fundmi ju kemi parë në “100 vjet muzikë” në Tv Klan, në natën kushtuar muzikës për fëmijë. Si e përjetuat këtë natë tanimë, që jeni dhe ju me një status tjetër, atë të nënës?

Ishte kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e këtij evenimenti kaq të rëndësishëm të muzikës dhe për më tepër në natën e fëmijëve. Gjithnjë i kam dashur fëmijët, ndaj lumturohem sa herë punoj me ta.

Ju i keni munguar festivaleve të fundvitit për një periudhë të gjatë tashmë. Pse?

Mospjesëmarrja ime nëpër festivale, nuk ka pasur ndonjë arsye të fortë. Thjesht ka qenë një vendim personal.

Mendoni se ka ardhur momenti për të nxjerrë një album të ri?

Në fakt, mendoj se ende nuk jam gati, pasi më duhet të gëzoj akoma më shumë djalin tim, Danin. Arsyeja dihet tashmë, si shumë nëna edhe unë jam në momentin ku përkushtimi është shumë i rëndësishëm në këtë fazë të rritjes së tij.

Jemi në prag festave të fundvitit. Keni menduar të sillni ndonjë surprizë për të gjithë fansat tuaj?

Surpriza e radhës për të gjithë fansat e mi, do të jetë një klip i ri! Së shpejti do të më shihni ndryshe me, Dj Blunt dhe Real 1, por nuk do të them detajet rreth këtij bashkëpunimi.

Cila është dhurata më e veçantë që keni marrë?

Sigurisht, dhuratat e bashkëshortit.

Ky është viti i dytë që festoni me djalin. Keni menduar t’i bëni ndonjë dhuratë?

Për familjen tonë, Dani është gëzimi më i madh. Djali ka lindur përpara Vitit të Ri, megjithatë akoma nuk i zgjedh dot vetë dhuratat.

Si artiste e kompletuar tashmë, ju kemi parë dhe në rolin e moderatores në një nga televizionet shqiptare..

Patjetër që është një eksperiencë e vyer. Formati televiziv “E dua vendin tim”, më ka bërë të përjetoj, që puna në grup e bën atmosferën mjaft të këndshme dhe besoj se kjo reflektohet.

Cilat janë projektet tuaja, që do ju ndjekin në vazhdim?

Projekti më i shpejtë, është hapja e dyqanit tim të ri, i cili do të jetë në zonën e ish Bllokut.  Izaura Ndoj Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here