Angelina Jolie, e cila ka dhënë donacion një milion dollarë pas tragjedisë së 12 janarit, në vendin e Karaibeve, vizitoi zyrat e Fshatit të Fëmijëve SOS në Port-au-Prince.

I njëjti kamp ka marrë nën përkujdesje 33 fëmijët haitianë, pas arrestimit të një grupi amerikan baptist në kufirin dominikan, të cilët po përpiqeshin t’i nxjerrin fëmijët jashtë vendit. Nuk dihet nëse Jolie foli me ndonjërin nga fëmijët, dhe gazetarët u mbajtën në distancë gjatë gjithë vizitës së saj.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë të njohur për aktivitetet e tyre filantropike në gjithë globin. Në vitin 2006, Jolie njoftoi për themelimin e Fondacionit Jolie/Pitt.

Jolie ka marrë çmime të ndryshme për punën e saj humanitare. Në vitin 2003, ajo ishte fituesja e parë e çmimit Qytetarja e Botës që jepet nga OKB-ja. Në vitin 2007, Jolie u bë anëtare e Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme dhe mori çmimin e Lirisë nga International Rescue Committee.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here