Shumica e femrave i hyjnë dietës për ditën e martesës, ndërsa Angelian Jolie dëshiron të shëndoshet për tu shfaqur më rrezëllitëse në altar.

Jolie tashmë ka braktisur dietat për tu dobësuar dhe ka nisur ato për tu shëndoshur, sepse në martesën e saj me Brad Pitt e parashikuar për tu mbajtur më 11 gusht dëshiron të shtojë 5 kilogramë.

Daily Star shkruan se aktorja iu drejtua mikut të saj kuzhinier Jamie Oliver për ti sugjeruar disa receta prej të cilave do shtonte peshë.

Mësohet se Jamie është treguar i gatshëm për ti sugjeruar mikeshës së tij disa receta për tu shfaqur më e mbushur në krah të Brad.

Ndërsa vijojnë përgatitjet për martesën në të cilën parashikohen më shumë se 300 të ftuar mes të cilëve George Clooney, Matt Damon, Johnny Depp dhe Tom Cruise, në shtëpinë “Brangelina” shtohet ushqimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here