Përkundër angazhimeve të shumta në jetën private dhe profesionale, ku mund të përmendim rritjen e gjashtë fëmijëve, karrierën filmike dhe punën humanitare, Angelina Jolie mendon për një tjetër shtatzëni.

Aktorja i ka thënë revistës Marie Claire se planifikon ta zgjerojë familjen e saj. “Aktualisht nuk kemi asgjë në plan, mirëpo kurrë nuk i dihet. Ndoshta mbes shtatzënë”, ka thënë Jolie.

Ndërkaq, pasi e ka shijuar punën prapa kamerës, si regjisore, Jolie ka theksuar se ndoshta do ta braktisë, aktrimin.

Ajo ka treguar se kishte qenë nëna e saj që e ka shtyrë të bëhet aktore, ndërsa vetë Angelina ka dashur të tregojë ngjarje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here