Ndërsa përgatitej të ngjitej në avionin që do ta transportonte nga Vietnami në SHBA, një javë më parë, Angelina Jolie dukej shumë më e dobët se zakonisht.

E veshur me një fustan të gjerë të kuq, aktorja u shfaq me krahë të holluar dukshëm. Disa ditë më pas, një burim pranë aktores zbuloi sekretin. Prej disa javësh, ajo është në një dietë që e lejon të konsumojë vetëm 600 kalori në ditë, sa një e katërta e normës normale ditore të një gruaje të përmasave të saj trupore.

Sipas mikeshës së Jolie, ajo aktualisht peshon 44 kilogramë dhe është dukshëm nënpeshë, për gjatësinë e saj prej 172 centimetrash.

Pavarësisht shfaqjes së një trupi të plotë në shumicën e filmave të saj, Angelina dihet që konsumon rrallë një vaft të plotë, ndërsa është e ditur që në shumë raste harron të hajë./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here