Angelia Jolie ka zbulura se ajo pëlqen shumë Kate Middleton dhe princin William, aq shumë sa që ka një foto të tyre në murin e shtëpisë së saj.

Aktorja thotë se ajo është aq fanse e madhe e çiftit mbretëror britanik, sa që ka një fotografi të madhe të tyre në murin e kështjellës në Brignolle të Francës.

“Angelina është e fascinuar nga Middleton dhe thotë se ajo ka aura të mrekullueshme. Asaj i pëlqen se si ajo duket dhe thotë se pëlqen edhe sinqeritetin dhe kulturën e çiftit”, është shprehur një burim i The Sun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here