Angelina Jolie ka pasur një grindje me Brad Pitt, sepse ai çdo ditë po shkruhet me Jennifer Lawrence.

Pas një zënke të ashpër, regjisorja e filmit “Në tokën e gjakut e mjaltit”, shkoi vetë për pushime në Amsterdam.

Jennifer ia ka errësuar mendjen. Vazhdimisht në shoqëri flet rreth saj, thonë miqtë e aktorit 48-vjeçar, Brad Pitt.

Aktori është fjalosur ashpër me aktoren 36-vjeçare, sepse Brad për çdo ditë shkruhet me aktoren 21-vjeçare.

“Është çmendur kur i ka parë mesazhet,” zbulojnë miqtë e çiftit hollywodian.

Angelina pas përleshjes shkoi për pushime në kryeqytetin e Holandës. Brad është njoftuar me kolegen e re në parapremierën e filmit “Lojërat e Urisë”.

Kjo nuk është hera e parë që çifti “Brangelinë” fjalosen ashpër, pasi muaj më parë Brad e kishte ‘çartur’ Angelinën kur i kishte thënë djalit të tyre, Madoxit, se dikur e kishte dashuruar si i çmendur ish-bashkëshorten, Jennifer Aniston, e cila madje kishte kërkuar një kampion të spermës së tij për të pasur një fëmijë nga ai. Për këtë arsye thuhet se Angelina ka planifikuar që ta shtyjë martesën e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here