Angelina Jolie dhe Brad Pitt e kanë ditur se do të jenë përgjithmonë së bashku kur për të parën herë u takuan në xhirimet e një filmi.
Dyshja, të cilët u takuan në vitin 2004 në xhirimet e “Mr. & Mrs. Smith”, kanë pasur plane të martesës që nga fillimi i lidhjes së tyre, sipas njeriut që ka dizajnuar unazën e tyre të fejesës.
“Brad dhe Angelina janë çift shumë romantik. Ata gjithmonë e kanë ditur se do të jenë së bashku përgjithmonë dhe se do të martohen një ditë, që nga fillimi”, ka thënë Robert Procop.