Johnny Depp luan rolin e një indiani të vjetër në filmin ‘Lone Ranger’, skenat e të cilit po xhirohen në Los Angeles (SHBA).

Me veshjen tradicionale të indianëve të Amerikës, aktori i famshëm u duk shumë komod teksa qendronte i hipur mbi kalë sikundër shikoni edhe fotot.

Filmi tregon historinë e një sherifi të maskuar (të interpretuar nga Armie Hammer) që së bashku me shokun e tij indian Tonto (Johnny Depp) lufton padrejtësitë në Perëndimin e Egër.

Puna për filmin ka nisur në muajin shkurt në Nju Meksiko dhe mendohet se do të përfundojë në muajin shtator. Filmi pritet të shfaqet në vitin 2013.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here