Aktorit Hollywoodian, Johnny Depp, në ceremoninë e sivjetshme të ndarjes së çmimeve filmike nga MTV iu dha çmimi special – MTV Çmimi i Gjeneratës.

Ky çmim konsiderohet si çmimi më i lartë që i jepet ndonjë aktori nga ana e MTV-së, dhe iu dha aktorit ” i cili mund të lidhet me audiencën, pa marrë parasysh se çfarë bën.”

Fitues të këtij çmimi para Deppit ishin edhe Reese Witherspoon, Ben Stiller dhe Tom Cruise.

Ndërsa së fundi aktori amerikan u bë anëtar nderi i fisit Comanche. Anëtarja e këshillit fisnor të popullit Comanche, Ladona Harris, tha se kryesia e këtij këshilli e ka nderuar Deppin në shtëpinë e tij në Albuquerque, më 16 maj me arsyetimin që Depp, i cili ndodhej në New Mexico për xhirimin e rolit të një indiani në filmin “Lone Ranger”, ka nderuar indianët me filmat e tij duke i mishëruar ata në disa prej tyre, por edhe duke respektuar vlerat e fiseve indiane në jetën e përditshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here