Johnny Depp, i denjë për OscarAktori 52 – vjeçar, Johnny Depp ka vërtetuar me filmin e tij të fundit “Black Mass” se është i denjë për të rrëmbyer çmimin Oscar, vitin e ardhshëm.

Kështu kanë shkruar mediat e huaja, menjëherë pas premierës së filmit në kinematë botërore.

Sipas tyre, me rolin e gangësterit Whitey Bulger në “Black Mass”, Depp është një pretendent i fortë për Oscar.

Ky nuk është roli i parë i 52 – vjeçarit, që e largon nga stili i tij “qesharak” nëpër filma.

Ai ka pasur rolin e një berberi vrasës në “Sweeney Todd”, apo një vrasësi psikopat në “The Secret Window”, atë të një gangsteri tek “Public Enemy”, apo të trafikantit të drogës tek “Blow”.

Por, mediat shkruajnë, se transformimi i tij si Whitey Bulger, e ka bërë Johnny Depp t’i ofrojë publikut performancën më drithëruese deri më sot.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here