Halle BerryJohnny Depp dhe Halle Berry janë emëruar yjet më seksi, ndërsa George Clooney ‘xhentëlmeni më i dallueshëm’ në një sontazh të ri në Amerikë.

Revista amerikane Parade ka pyetur kërkuar nga lexuesit e saj të votojnë për yjet më favorite në linjën e kategorive të ndryshme, dhe Depp e Berry janë emëruar ‘Aktori më Seksi’ respektivisht ‘Femra më Seksi’, derisa Brad Pitt dhe Angelina Jolie, janë shpallu ‘Çifti më Seksi’.

Jennifer Garner ka mbledhur dy çmime, ‘Bukuroshja Më Natyrale’, dhe ‘Çifti Më Normal’, së bashku me burrin e saj Ben Affleck. Të porsamartuarit Fergie dhe Josh Duhamel janë votuar për ‘Martesën Më të Suksesshme’.

Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, është emëruar ‘Përcaktuesja Më e Madhe e Trendit’, ndërsa ylli i muzikës country Taylor Swift, është votuar ‘Modeli Më i Mirë për Tinejxherët’.

Prej çmimeve të pakëndshme Amy Winehouse është zgjedhur ‘Më e Nevojshmja për Terapi’ dhe Paris Hilton si ‘Më e Pamoralshmja’.

‘Çifti Më Befasues’ është zgjedhur Mel Gibson dhe Oksana Grigorieva.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here