Johnny DeppAktori i mirënjohur hollivudian, Johnny Depp është shprehur se nuk do të donte kurrë që të dy fëmijët e tij të punonin në të njëjtën profesion me atë të të babait të tyre.

Ylli i filmit “Pirates of the Caribbean” nuk dëshiron që dy fëmijët e tij, të quajtur Lily-Rose dhe Jack, të shkojnë pas hapave të aktorit dhe të ndjekin një karrierë në Hollywood.

“Duket se fëmijëve të mi iu pëlqen puna ime. Por sinqerisht shpresoj që Lily-Rose dhe Jack të mos dëshirojnë të bëhen aktorë. Është frika ime më e madhe nëse ata duan të bëhen aktorë!”- ka pohuar 46-vjeçari për revistën amerikane “Joy”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here