Robert De Niro dhe John Travolta do të luajnë për herë të parë së bashku në filmin aksion, “Killing Season”.

Subjekti i filmit flet për një veteran amerikan të luftës (De Niro), i cili jeton në një kasolle malore. Ai papritmas miqësohet me një turist evropian (Travolta), i cili shkon ta vizitojë.

Gjithçka duket mirë derisa kuptohet se turisti është në fakt një ushtar serb në kërkim të hakmarrjes. Pasi kjo merret vesh ata fillojnë një luftë të hapur në malet Appalachian.

Skenarin e filmit e ka shkruar Evan Daugherty, ndërsa regjine do ta bëjë Steven Johnson.

Shtëpia e produksionit, “Millenium Films”, ka njoftuar se xhirimet e filmit do të fillojnë më 16 janar të vitit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here