Joey Alexander është vetëm 13 vjeç, por e ka mahnitur botën me muzikën e tijPianisti vetëm 13-vjeçar i xhazit, Joey Alexander, sapo ka nxjerrë albumin e tij të dytë dhe përpara dy vitesh u bë artisti më i ri i nominuar për një çmim Grammy, por kërkon të mos quhet “një fëmijë mrekulli”.

“Jam thjesht shumë mirënjohës. Nuk mendoj se jam një gjeni. Jam vetëm mirënjohës për dhuratën që më ka bërë Zoti, duke më lejuar të interpretoj muzikën që dua”, ka thënë Joey, citon TCH.

Ai nisi të luante në piano në moshën gjashtëvjeçare, pasi prindërit i kishin blerë një tastierë të vogël elektronike. Ai praktikisht është autodidakt. E mësoi vet sesi të interpretonte “Well, You Needn’t” të grupit “Thelonious Monk’s”.

Tani me albumin e dytë “Countdown”, ai ka eksploruar pak më shumë me këngë të të mëdhenjve të xhazit, si Thelonious Monk, Billy Strayhorn dhe “Countdown” të John Coltrane.

“Më pëlqen muzika e tyre, e kam dëgjuar që kur isha i vogël. Rrija bashkë me babanë e ndiqnim vijën melodike sidomos të ‘Countdown’. Është goxha e vështirë për t’u luajtur. Shumë e bukur është edhe ‘Giant Steps’, por ‘Countdown’ se ç’ka diçka të veçantë, një hapësirë ndryshe”, është shprehur Alexander.

Albumi përmban edhe tri kompozime origjinale të 13-vjeçarit. Alexander, i lindur në Bali, studion gati dy apo tre orë çdo ditë. Sipas tij, muzika nuk ka të bëjë vetëm me teknikën. Ajo është ndjesia e mënyrës sesi luan dhe liria që të jep. Dhe kur zhytesh në studimin e saj, provon gjëra që nuk i ke provuar ndonjëherë më parë.

Për publikun e gjerë, albumi do të jetë në shitje më 16 shtator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here