Kitaristi i grupit “Aerosmith”, Joe Perry, shpreson që frontmeni Steven Tyler të rikthehet sa më shpejtë në grup, sepse mendon se ata i kanë tradhtuar fansat.

Këngëtarët e hitit “Walk This Way” janë në një kaos si pasojë e spekulimeve se Tyler ka hequr dorë nga grupi, ndërsa deri më tani këngëtari ende nuk ka konfirmuar asgjë nëse do të kthehet ose jo në grup.

Do të ishte e shkëlqyer nëse Steven do të kthehej dhe të ishte i njëjti njeri që ishte para 10-12 vitesh.

Ne të tjerët jemi… Ne vërtet ju kemi borxh fansave tanë, të cilët kanë qëndruar pas nesh për 40 vite”, ka thënë Perry./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here